1. Pranë zemrës së Bariut,
Pranë jan’ delet e Tij;
Pran’ ësht’ dashuria e Tij,
Më pran’ se gjith’ pasurit’.
Pranë zemrës së Bariut,
Jan’ delet e humbura;
Mbi malet Ai po i ndjek,
Mbi shum’ të thella uj’ra.
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden,
T’uritur dhe të pashpres’;
Për t’i shpëtuar po nxiton,
Që në tuf’ prapë t’i sjell’.
2. Pranë zemrës së Bariut,
Pranë jan’ qengjat e Tij;
Disa nga kullota humbin,
T’uritur dhe të pashpres’.
Bariu i mir’ po kërkon,
T’humburit qengja kërkon,
Kur ata sillen plot me g’zim,
Pa fund çmimi që shpëton.
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden,
T’uritur dhe të pashpres’;
Për t’i shpëtuar po nxiton,
Që në tuf’ prapë t’i sjell’.
3. Pranë zemrës së Bariut,
Pran’ jan’ të “nënt’dhjet’ e nënt’”;
Pran’ jan’ delet e larguara
Në shkretëtir’ po treten.
Shih! Ai me dëshir’ thërret,
Butë duke u lutur:
“A s’do t’i kërkoni ata,
Që nga vatha kan’ humbur?”
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden,
T’uritur dhe të pashpres’;
Për t’i shpëtuar po nxiton,
Që në tuf’ prapë t’i sjell’.
4. Kullotat e gjelbra ftojnë;
Të ëmbla ujërat jan’.
Zot, ne t’përgjigjemi g’zueshëm:
“Po, Zoti yn’ do t’i gjejm’!
Ndihmësbarinj të Tu na bëj;
Dashuri të thell’ na jep.
Në shkretëtir’ Ti na dërgo,
T’humburat dele t’kërkojm’.”
Jasht’ në shkret’tir’ ata enden,
T’uritur dhe të pashpres’;
Për t’i shpëtuar ne nxitojm’,
Që në tuf’ prap’ t’i sjellim.
Teksti: Mary B. Wingate, 1845–1933
Muzika: William J. Kirkpatrick, 1838–1921