1. Për k’të forc’ t’kodrave t’lëvdojm’, Zot,
Per’ndi i t’par’ve tan’;
Ti i bëre bijt’ e Tu t’fort’
Këmbë ndërsa vun’ mbi mal.
Izraelin Tënd udh’hoqe
Drejt në t’lirisë skaj;
Për k’të forc’ t’kodrave t’lëvdojm’, Zot,
Per’ndi i t’par’ve tan’.
2. N’duart e shtypësve t’furishëm
Duruam, hoqëm gjat’;
Ndihm’ për ne n’dob’si Ti ishe,
Ndihma Jote forc’ na dha.
Mes barbarësh të panumërt,
N’lodhje para shkuam;
Për k’të forc’ t’kodrave t’lëvdojm’, Zot,
Per’ndi i t’par’ve tan’.
3. T’sigurt’ Ti në k’të vend na prive,
Mes maleve mburoj’
Për më t’dashurit e bijve
Që Ti solle nga kudo.
Ne, për shkëmbin dhe për lumin,
Luginën që rrit bar,
Për k’të forc’ t’kodrave t’lëvdojm’, Zot,
Per’ndi i t’par’ve tan’.
4. Vigjilentë ndaj llambës Tënde,
Drit’ e saj kurr’ t’mos resht’;
Rojë altarit i bëjm’ ne
Mes një qielli të qet’.
K’tu shkëmbinjt’ burojnë guxim,
Nga Ti sikur t’jen’ çar’,
Për k’të forc’ t’kodrave t’lëvdojm’, Zot,
Per’ndi i t’par’ve tan’.
Teksti: Felicia D. Hemans, 1793–1835; përshtatur nga Edward L. Sloan,1830–1874
Muzika: Evan Stephens, 1854–1930