1. Fjal’ t’lavdishme për ty thuhen,Sion, qytet i Per’ndis’!Ai që fjala nuk i shkelet,Ty për vendbanim t’zgjodhi.Ngritur mbi Shkëmb të përjet’shëm,Çfar’ mund të na prish’ çlodhjen?Rrethuar me mur t’shpëtimit,U buz’qesh ti armiqve.
2. Shih! Përrenj uj’rash të gjallë,Vijn’ prej dashuris’ t’qiellit,F’mij’t e Tu mir’ sigurojnë,Frik’n e that’sirës largojn’.Rreth çdo banese në pritje,Shih t’dal’ reja dhe zjarriSi lavdi dhe mbulesë jan’,Tregojn’ se Zoti ësht’ pran’.
3. Banor’ t’bekuar t’Sionit,Bler’ me gjak t’Shpëtimtarit;Jezusi, që i besuan,I bën prift’rinj t’Perëndis’.Tek i ngre shenjtor’t n’dashuri,Kur Ai si Mbret t’mbret’roj’,Si prift’rinj, lavde solemneT’gjith’ për fal’nderim t’ofrojn’.