1. Dëgjoni kombe! Zën’ e qiellit
Dëgjoni që t’gjith’ të g’zoheni!
Engjëjt e lavdis’ thërrasin fort:
E vërteta ësht’ sot!
O, sa lavdishëm nga froni lart
Shkëlqen ungjilli i dashuris’!
Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell
Çdo tokë sot si diell.
2. Kombet vajtonin në errësir’;
Duke vëzhguar për agimin.
Nata mbaroi; të gjith’ gëzojn’.
E vërteta ësht’ n’ tok’!
O, sa lavdishëm nga froni lart
Shkëlqen ungjilli i dashuris’!
Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell
Çdo tokë sot si diell.
3. Të zgjedhur që Zotit t’i shërbejm’,
Te çdo tokë dhe popull të shkojm’,
Për të vërtetën s’bashku qëndrojm’,
Fjalën e Tij u m’sojm’.
O, sa lavdishëm nga froni lart
Shkëlqen ungjilli i dashuris’!
Ndriçon kjo rreze nga lart në qiell
Çdo tokë sot si diell.
Teksti: Bazuar në tekstin në gjermanisht nga Louis F. Mönch, 1847–1916. © 1985 IRI
Muzika: George F. Root, 1820–1895