1. Maj’ malit atje lart
Një flamur po valon.
Ju kombe ngrini syt’;
Gjith’ botën ngjatjeton.
Në Deseret, vend paqësor,
Në mal të Sionit po qëndron!
2. Premtim’n e bër’ dikur
Per’ndia s’e harron,
Flamur’n e t’vërtetës
Do shpalos’ në Sion!
Drita e saj tërheq vështrim’n
E tër’ botës në t’sotmet dit’.
3. Shtëpi’ e Tij atje
Do ngrihet plot lavdi
Dhe njer’zit dëgjohen
Të thon’ në largësi:
Tani do t’shkojm’ t’i shërbejm’ Zotit,
T’bindemi, t’mësojm’ fjal’n e Tij.
4. Atje do të mësojm’
Ligjin që përhapet,
Me urti dhe t’vërtet’
Gjith’ tokën ta drejtoj’.
N’udhët e Tij do të shkelim,
T’shpëtojm’ veten dhe t’vdekurit.
Teksti: Joel H. Johnson, 1802–1882
Muzika: Ebenezer Beesley, 1840–1906