1. Sa t’bukur tempujt e Tu, Zot!
T’gjith’ jan’ shenjtërore,
Ku shenjtorët besnik’ gjith’ tok,
Bëjn’ punën hyjnore.
Ç’bukuri që ndihm’ t’u ofrojm’;
T’dashurve q’vdekur jan’,
Që vërtet si shpirtra jetojn’;
Që më par’ kan’ shkuar.
2. Sa i bukur lajmi Yt, Zot,
Ungjilli i vërtet’,
I rivendosur në tok’ sot,
Njer’zve t’u mësohet.
Ç’bukuri shprese, besimi;
Do shpëtoj’ njer’zimin,
Shpirtrat që jan’ përtej varrit,
Qëllim’ i tij përfshin.
3. Sa i bukur premtimi, Zot,
Në t’vërtet’ t’rritemi
Dhe n’rini t’pafund, lavdiplot’,
T’jetojm’ në ekzaltim.
Nga ritet e tempullit t’shenjt’,
Vulosur n’shenjtëri,
Mund t’përparojm’ n’bot’ pa mbarim,
Nga lart’sit’ në lart’si.
Teksti: Frank I. Kooyman, 1880–1963. © 1948 IRI
Muzika: Tracy Y. Cannon, 1879–1961. © 1948 IRI