1. Qëndroj plot habi kur shoh sa shum’ Krishti më do,
I shtangur nga hiri që Ai kaq shum’ më dërgon.
Un’ dridhem kur di se për mua Ai shkoi në kryq,
Për mua m’katarin vuajti, u gjakos dhe vdiq.
Kaq shum’ t’kujdeset për mua,
o ç’mrekulli Aq shum’ sa u bë fli!
Për mua ç’mrekulli, o çfar’ mrekulli!
2. Çuditem t’mendoj se nga fron’ i Tij Ai do zbres’,
Shpëtim t’i sjell’ shpirtit tim krenar edhe rebel,
Që ta shtrij’ kaq shum’ mbi mua dashurin’ e Tij,
Aq sa shëlbim dhe përligjje të gjej’ shpirti im.
Kaq shum’ t’kujdeset për mua,
o ç’mrekulli Aq shum’ sa u bë fli!
Për mua ç’mrekulli, o çfar’ mrekulli!
3. Mendoj duart e Tij t’gjakosura për borxhin tim!
A mund t’harroj k’të mëshir’, dashuri dhe flijim?
Jo, jo, un’ lavdi do t’i thur, do ta adhuroj,
Gjersa në gjunj’ t’i bie tek i lavdishmi fron.
Kaq shum’ t’kujdeset për mua,
o ç’mrekulli Aq shum’ sa u bë fli!
Për mua ç’mrekulli, o çfar’ mrekulli!