1. Përmir’so t’ndritshmet çaste;
Mos i lër’ të të shkojn’.
Puno sa dielli ndriçon;
Se nata po afron.
Ne s’mund ta urdh’rojm’ diellin
Qëndrim’n e tij të zgjat’.
As s’mund t’i kërkojm’ hijes
Përher’ të qëndroj’ larg.
2. Koha fluturon shum’ shpejt;
Prapa nuk mund ta kthejm’
Vjen dhe ikën përpara
Nëpër të sajin shteg.
Po t’mos jemi t’kujdesshëm,
Rasti do t’venitet.
Se jeta ikën shum’ shpejt,
Si një dit’ e vetme.
3. Ashtu si dimri pason
Ditët e verës s’ngroht’,
Gëzimet mund t’na shuhen
Dhe më mos t’i shikojm’.
A nuk duhet t’provojmë
Çdo dit’ diçka t’fitojm’,
Që t’jemi të dobishëm
Dhe çdo gabim t’përçmojm’?
4. Përmir’so çdo çast t’ndritshëm.
Të sigurt të bën kjo,
Se zelli siguri sjell
Edhe bekime plot.
Urt’sia të drejtoftë;
I ndershëm n’zemër t’jesh;
Per’ndia do t’bekojë
Dhe ndihm’ përher’ do kesh.