1. Per’ndi, At’ i Përjetshëm,
Që n’mes të qiellit rron,
N’emër t’Jezusit t’lutim
T’bekosh e shenjtërosh,
Nëse të pastër jemi,
K’të buk’ dhe këtë uj’,
Që at’ dhurat’ hyjnore
Ne të gjith’ të kujtojm’ –
2. Atë flijim të shenjtë,
Që njer’zit s’kuptonin,
Që fajet të na falen,
Trupin, gjakun marrim,
Që përher’ të dëshmojmë
Vuajtjen e Birit Tënd,
Dhe Shpirtin e Tij t’kemi,
Që zemrat t’na bëj’ një.
3. Jezusi, i Vajosur,
Nga qielli lart zbriti,
Jetën dha të fitonte
Shpirtrat me dashuri –
I bukur Ai nuk dukej,
Sa njer’zve mend’ t’u marr’ –
Ai ësht’ Shpëtimtari
Që na pastron me zjarr.
4. Sa urti e pamasë,
Plani i shenjtëris’,
Që bëri t’plot’ shpëtimin,
Zotin veshi me mish.
Të ec’ në botën e Tij
Pothuajse njeri t’jet’,
Në gjendje të lart’suar,
T’vdes’ o gjithçka humbet.
Teksti: William W. Phelps, 1792–1872
Muzika: Felix Mendelssohn, 1809–1847