1. O qyteza e Bethleh’mit,
Që shtrir’ në qet’si je.
Mbi gjumin tënd t’thell’, pa ënd’rrim
Kalojn’ t’heshtur yje;
Prap’ n’udh’t e tua t’errta
Ndrin Drit’ e përjetshme.
Shpresat, frika e gjith’ kohës
Mblidhen në ty sonte.
2. Se Krishti iu lind Maries
Dhe, mbledhur t’gjith’ në qiell,
Kur njer’zit flen’, engjëjt vëzhgojn’
Me dashuri të thell’.
O yje të mëngjesit,
Shpallni t’shenjtën lindje,
I thurni lavde Per’ndis’ Mbret,
Njer’zve në tok’ paqe.
3. Sa qetësisht, sa qetësisht
Jepet dhurat’ e shenjt’!
Per’ndia i fal zemrës s’njer’zve
Bekimet qiellore.
Askush s’dëgjon se Ai vjen;
Por në k’të bot’ m’kati,
Zemra t’buta Atë marrin,
Hyn Krishti, i shtrenjti.
Teksti: Phillips Brooks, 1835–1893
Muzika: Lewis H. Redner, 1831–1908