1. O Shpëtimtar, Ti që mban
Kuror’ gjembash shpues,
Dhembja që përul’sisht mbart,
T’rëndon prej brengosjes.
Ushtarët t’përqeshin Ty,
T’japin uthull të pish;
Në kryq gozhd’ të ngulin Ty,
T’vdesësh, Mbret i njer’zis’.
2. S’ka kaq të ulët krijes’,
M’katar kaq t’shkat’rruar,
Që pranin’ Tënde t’shenjt’ s’ndjen,
Prej dashuris’ shp’tuar.
Dhe pse miqt’ të tradhtojn’ Ty,
Ndiejn’ shoq’rim t’dashuris’;
Vet’ armiqt’ që t’vrasin Ty,
Hirin Tënd mund t’marrin.
3. Flijimi Yt kaloi
Kërkesën e ligjit;
M’shira Jote i jepet
Çdo kohe dhe vendi.
Satani më s’na dëmton,
Betej’ e gjat’ mund t’jet’,
Frik’ e vdekjes s’na shqet’son;
Jetojm’, Zot, prej Teje.
4. Ç’lavd’rime mund të t’japim Ty,
Zot, për fal’nderim?
Për ne vërtet Ti vuajte;
Për ne vërtet vdiqe,
Në plan qiellor caktuar
T’na shpëtosh, Mbreti Yn’.
Jezus, i vajosuri,
Ty t’sjellim dashurin’!
Teksti: Karen Lynn Davidson, 1943–2019. © 1985 IRI
Muzika: Hans Leo Hassler, 1564–1612; përshtatur nga J. S. Bach, 1685–1750