1. E vërteta çfar’ ësht’? M’e buk’ra stoli
Q’pasurit’ e botës mund t’prodhojn’,
Dhe e paçmu’shme vlera e saj do të jet’
Kur më e shtrenjta diadem’ e krenarit mbret
Sa plehrat e mbetjet do të vlej’.
2. E vërteta çfar’ ësht’? Më i ndritshmi çmim
Që njer’zit a per’ndit’ mund t’synojn’.
Shko kërko nëpër thell’sit’ ku jep vezullim,
Ose ngjitu lart n’qiell ku ajo nxjerr ndriçim,
Ësht’ qëllimi për t’fismen dëshir’.
3. Nga dor’ e tiranit skeptri mund të bjer’,
Kur ndeshet me er’rat e drejt’sis’,
Drit’ e t’vërtetës gjer në fund do të duroj’,
I bëjn’ ball’ shpërthimit t’sajat ledhe mbrojt’se,
Shpresat tiranit ia shkatërrojn’.
4. E vërteta çfar’ ësht’? Ësht’ fund’ dhe fillim’,
Që kufijt’ e kohës i kalon.
Dhe pse qiejt çahen, burime t’tokës plasin,
E vërteta prej më t’keqes do gjej’ shpëtim,
E përjetshme, pa ndryshim, gjithmon’.
Teksti: John Jaques, 1827–1900
Muzika: Ellen Knowles Melling, 1820–1905