1. Me nderim, but’si tani,
Kokën ul me përul’si.
I shp’tuar për mua mendo;
Çfar’ kam bër’ për ty mendo.
Me gjakun pikuar shi,
Djers’ prej dhembjes s’agonis’,
N’kryq trupi i im u var,
Un’ dhe ty të shpëtova.
2. Në k’të buk’ bekuar për ty,
Simbol të trupit tim shih;
Në k’të uj’ që sot ti merr,
Simbol t’gjakut tim të shenjt’.
Kujto se çfar’ u krye
Që m’katari t’fitohej.
N’kryq në Kalvari atje
Për ty vuajta vdekjen.
3. Nga zemra hiq gjith’ grindjen;
Me v’llez’rit n’paqe të jesh.
Fal, siç do t’ishe dhe ti,
I falur nga un’ tani.
N’besimin e shenjt’ t’lutjes
Hidh mbi mua gjith’ kujdesjet,
Dhe hiri i Shpirtit tim
Për ty do t’jet’ si burim.
4. Te froni un’ ndërmjet’soj;
Për ty përgj’rohem gjithmon’.
T’kam dashur si mikun tim,
Me dashuri pa mbarim.
Ji i bindur, t’përgj’rohem,
Plot lutje, kujdes përher’,
Ndaj meje besnik të jesh,
Q’Shpëtimtari yt të jem.
Teksti: Joseph L. Townsend, 1849–1942
Muzika: Ebenezer Beesley, 1840–1906