1. Ka një koh’ plot paqe, qet’si,
Shqet’simet s’e trazojn’;
Kur un’ para Zotit bie
Në gjunj’ në lutje t’fsheht’.
Zemra për lutje u ktheft’,
Lutu në fsheht’si çdo dit’,
Që ky fat i dhën’ njer’zve,
Shpirtin ma lidht’ me qiellin.
2. Udha e drejt’, e ngusht’ për n’qiell,
Ku engjëjt lavd’rime
I këndojn’ Perëndis’, gjendet
Përmes një lutje t’fsheht’.
Zemra për lutje u ktheft’,
Lutu në fsheht’si çdo dit’,
Që ky fat i dhën’ njer’zve,
Shpirtin ma lidht’ me qiellin.
3. Kur lundroj mes stuhis’ s’jetës,
T’dëshp’rimit tallaze,
Gjej ngush’llim t’di se Per’ndia
Më d’gjon në lutje t’fsheht’.
Zemra për lutje u ktheft’,
Lutu në fsheht’si çdo dit’,
Që ky fat i dhën’ njer’zve,
Shpirtin ma lidht’ me qiellin.
4. Kur gjemba në shteg përhapen,
Nga armiqt’ pengohem,
Shpëtimtari në ndihm’ do m’vij’,
N’se kërkoj n’lutje t’fsheht’.
Zemra për lutje u ktheft’,
Lutu në fsheht’si çdo dit’,
Që ky fat i dhën’ njer’zve,
Shpirtin ma lidht’ me qiellin.